30/07/2014

Mbreti ilir Balaj



Fahri Xharra
27 Korrik 2014

                                                            

                                   “Te drejtat e mijëvjeçare etnografike dhe gjeografike
                                      të shqiptarëve, shtrihen prej kohërave të vjetra    
                                       Iliri, Maqedoni dhe Thesali”                              
                                                                       (Prof. Dr. Agostino Ribeco)


Mbreti ilir, Balaj (gr. Βαλλαῖος ,lat. Balleus , udhëhoqi 165-135 pr.K) që ishte mbret i fisit Ardian; si për çudi nuk përmendet nga asnjë nga shkrimtarët e vjetër. Por Balaj ishte dhe mbretëronte nga kryeqyteti i tij, Rezana, nga një fortesë e madhe dhe e fuqishme dhe e pa mposhtur. Meqenëse është shkruar pak për të, atëherë supozohet se ka udhëhequr pas Gencit, rënjës së tij nga romakët. Rezana e famshme, e njohur dhe e pasur u shkretua nga sulmet e Avarëve dhe të sllavëve. Shënimet e fundit për këtë qendër janë nga një prift, viti 595. Që nga shekulli i 10-të imperatori i Bizantinit Konstantin Porphyrogenitusi e lidhi Rizonen me Travunian e kohës.
Si lindi interesimi për Mbretin Balaj të Ilirisë së ardejve ? “ Në lokalitetin Carine të Rezanës (sot Risan, Mali i Zi) u gjetën 4600 monedha të mbretit ilir, Balës (serb. Balajos), një zbulim që nuk i gjëndet krahasimi për nga madhësia dhe vlera e gjetjës arkologjike të kësaj natyre në Europë, pat deklaruar në vitin 2010 arkeologu polka Pjotër Diçek nga Universiteti i Varshavës.” dhe vazhdohet …“ Këto para , këto monedha ngjallin shumë kurreshtje për hulumtim, sepse po zbulohet një pjesë e historisë antike të Balkanit nga kohërat e pushtimeve romake,,për të cilën ka pak shënime. “ ( Në kohën e pushtimeve Romake nuk kishte Ballkan por shtetet Ilirike, e që një nga mbretërit e asaj kohe ishte Mbreti Balaj. fxh )

Është e rëndësishme të ceket se kumti i monedhave nga antika është shumë i qartë: e drejta e farkimit e të hollave e shënon periudhën e ndritshme të një mbretërijeje, pavarësinë e saj dhe forcën poltike dhe ekonomike të saj; kurse karakteristikat e monedhës së farkuar na japin shumë informata për gjendjen politike dhe ekonomike të shkrirësit të parave. Lloji dhe kualiteti i metalit të shkrirë, vendi dhe koha e shkrirjës (farkimit) na e tregojnë shpirtin e kohës së përmendur.


“Romakët, e as turqit, e as sllavët, nuk paten mundësi që te thyejnë unitetin dhe vazhdimësinë etnokulturore të Ilirëve dhe shqiptarëve. Historia nuk e jep asnjë shembull që ndonjë rajon i veçant të ketë humbur identitetin kulturor Ilir apo shqiptar, duke e zëvendësuar me atë të sunduesit. Priftët romak, bizantine, e më vonë turke slave nuk e kanë patur asnjë autoritet tek popullata. Shumica e autorëve madje e vërtetojnë se qytetet, përkundër ashpersisë së regjimeve të sunduesve kanë mbetur si qendra kulturore Iliro-Shqiptare. Mbi të gjitha veshja dhe punimet në keramikë, demonstrojne qartë vazhdimësinë nga Ilirët tek shqiptarët”. ( Prof.Peter Bartl):

Ko je bio kralj Balajos? (Cili ishte mbreti Balaj?) [1]. “ Mbreti Balajos (Balaj .fxh) ishte një sundues i periudhës heleniste, një mbretërie të shtrirë në tokat bregdetare të Malit të Zi të sotëm me qendër në Risan ( Rezona. fxh) në Boka Kotorskoj (Në Bokën e Kotorit. fxh) si dhe ne ujdhesën Hvar me qendër në koloninë greke të Farosit, por që ndoshta ka i ka pasur edhe pjesët veriore. Për të, dihet shumë pak” ( burimet sllave ). Monedhat e bronzës dhe argjendit (jo të arta) janë gjetur në shumë lokalitete ,shumë largë nga vendi i farkimit, dhe studimi i mirë i tyre do të sqaron mirë kohën dhe vendin e gjerë të sundimit të mbretit Balaj. Muzeu Popullor i Beogradit si dhe ai i Padgoricës i kanë shembujt e kësaj monedheje të Balajt. Po në muzetë e Shqiperise kemi dicka nga Balaj?

Vetvetiu të lindin pyetjet si: Në çfarë marrëdhënjësh ishte mbreti Balaj me sunduesit e tjerë ilir? Vendsundimi i tij i saktë? A e kishte gjithnjë statusin e Mbretit dhe fuqia e tij sunduese? Sipas disa monedhave të gjetura ( në Hvar) , aty nuk qëndron titulli i mbretit , por vetëm profili i tij.. A mos ishte sundues i rendit të dytë? Ana e Malit ka qenë në qendër të Mbreterisë Ilire të kohës së Agronit. Thesari shtetror i Mbreterisë Ilire ka pasur pasuri te mëdha. Vetëm romakët arritën te plaçkisnin njëzet e shtatë ponde ari, nëntëmbëdhjet ponte argjendi, trembëdhjetëmijë denarë romak dhe njëqind e njëzet mijë monedha ilire argjendi; orenditë e mbretit Gent dhe 220 anije , – Neritan Ceka.

monedhe ilirePavle Mijoviq, në “Umjetničko blago "Crne Gore” shkruan se shkrimtarët Helen e cekin se ilirët ishin të organizuar në etnose (lidhje fisesh) .. dhe se që nga fund ii shekullit të 5-të pr.K. e deri në shek. e 2-të pr.K u krijua mbretëria ilire shumë e fuqishme që sundohej nga 15 sunduesish rradhazi që na Sirrhasi e deri tek Genci dhe që sundonin nyjen më të rëndësishme kulturore, pasurore dhe tregtare të Adriatikut. Teuta e famëshme e cila me krenari nuk i pranonte lamëtarët (kasnecët) romak ishte jo vetëm mbretëreshë por edhe shenjtore fetare ilire. Ishte prijëse e lartë fetare e fesë autoktone ilire (G. Kovaçi). [2]


Kush ishte Mbreti Balaj, pra ?




________________________
1. Eeeh ,oj Shqipëri na duhet të lexojm nga burimet sllave se kush ishte mbreti Balaj !
2. Hulumtimet dhjetra vjeqare ne Rezanë, po kryhen në kuadër të projektit ndërkombëtar:

„Risinium –prijestonica kraljice Teute„   « Rezana- kryeqyteti i mbretëreshës Teuta» që përbehet nga arkelogët polak dhe malizias. E ne ku jemi? po lypi shumë.